Blog

Përreth / Around

 
Edhe kur gjerat në pamje të parë duken në harmoni seç ka një sens shkatërrimi, apo shembjeje në “gërmadhën e shpirtit”... 
Çdo moment i të përditshmes tonë është nën vëzhgimin obsesiv të kujtesës dhe fotografia është mjeti që përforcon faktin se nuk ka asgjë të rastësishme në fokusin e saj… çdo ndalesë e artistit bën të dukshme “arsyen e të padukshmes”! 
Kujtesa e Ervin Bërxollit është si të bësh një shëtitje kurioze përreth natyrës dhe gjurmëve të saj, e të përfshihesh  brenda një albumi herbariumesh, duke hulumtuar anatominë e saj, frymëmarrjen, brishtësinë, të mbytur hera-herës nga trajta urbane, si një peshë e pashmangshme e ndërhyrjes së dhunshme njerëzore.  
Foto-Instalacionet e tij nuk përshkruajnë një vend specific, ato vijne tek ne si pjesëza të kozmosit, ku kontakti misterioz me natyren është poetik dhe i dlirë, aty ku Asgjëja është Gjithshka… e ku Ne e “vrasim butësisht” me egoizmin tonë, si shprehje e qartë e keqkuptimit dhe vanitetit për të bashkëjetuar vetëm nëpërmjet “formës së uzurpimit”.